Albanian
Informacion në lidhje me përdorimin dhe ruajtje e të dhënave personale për banorët në vendpranim
Publisert: 24. februar 2025
Cilat prej të dhënave personale përdorën dhe ruhen?
Gjatë bisedave për tu vendosur në vendbanim dalin në pah të dhëna personale për ju, të cilat janë
relevante për venbanimin e juaj. Këto të dhëna personale përdorën dhe ruhen nga autoritetet
publike në Norvegji në lidhje me vendosjen në venbanimin e juaj.
(Kjo vijon nga ligji mbi introdukcionin § 25 neni i parë germa d dhe e dispozitës së ligjit për përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale § 81)
Këto të dhëna do të përdorën dhe ruhen nga ne:
- rrethana të veçanta që duhen të merren parasysh gjatë vendosjes në vendbanim
- kohërat dhe adresat si dhe gjuha e juaj amtare
- përkthimi në gjuhën e preferuar
Kur është e nevojshme për vendosje në venbanim, edhe këto të dhëna vijuese mund të përdorën dhe ruhen:
- prejardhja etnike
- opinioni religjioz dhe përkatësia
- vepra penale
- gjendja shëndetësore
- marrëdhëniet seksuale si oriientimi seksual dhe identiteti gjinor
Në qoftë se ne do ti përdorim të dhënat në lidhje me gjendjen e juaj shëndetësore atëherë ju
duhet të firmosni një deklaratë të pajtushmërisë. Ajo deklaratë tregon se ju pajtoheni që personeli
shëndetësor ti ndaj të dhënat e juaja shëndetësore me të tjerët dhe në të njejtën kohë me i
shqyrtue këto të dhëna, stafi në vendpranim mund të ju ndihmojnë për një deklarim të tillë të
pajtushmërisë.
Përse ne i përdorim dhe i ruajmë të dhënat e juaja personale?
Ne i shqyrtojmë të dhënat e juaja personale për me pas mundësi më të vendos në një venbanim në mënyrën më të mirë të mundshme pas vendosjes së juaj në vendbanim – dhe nevojes së juaj për kualifikim. Të dhënat personale të juaja do të shqyrtohen vetëm për këtë qëllim. Ne i përdorim dhe i ruajmë të dhënat shëndetësore vetëm kur është fjala për vendosje në vendbanim në qoftë se ju keni reduktim serioz funkcional dhe / ose sjellje të vështira, ose sfida tjera shëndetësore që kërkohet lehtësim për të banuar.
Me kend i ndajmë ne të dhënat e juaja personale?
Pas bisedave për vendosje në vendbanim vendpranimi (i cili është nën përgjegjësinë e UDI) mund me i nda të dhënat relevante personale me IMDI, NAV, me organet administrative të prefekturës, dhe komunën në të cilën jeni vendosur për të banuar. Ndarje e të dhënave bëhët në një mënyrë të sigurtë përmes sistemit digital të IMDinett, aty ku zhvillohet bashkëveprimi në mes të IMDit dhe komunave.
Më së voni ne i fshijmë të dhënat pas 15 viteve pas kohës që jeni vendosur në vendbanim (Shiko dispozitën mbi përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale sipas ligjit mbi introdukcionin § 16 neni i dytë.).